Connect with us

Lajme

“Keni 5 minuta kohë, ose largohuni ose do shpërthej bombulën”, i riu vlonjat terrorizoi qytetin (VIDEO)

Publikuar

Policia dhe FNSH kanë mundur që të neutralizojnë të riun që kërcënonte për minuta të tëra se do të shpërthente një bombul gazi në lagjen Isa Boletini në qytetin e Vlorës.

Në një aksion që u transmetua live në Fax News, me raportimin e gazetares Afrovita Hysaj, policia dhe FNSH e Vlorës hynë në godinën ku qendronte i riu, duke hedhur fillimisht tymuese dhe gaz lotsjellës. Edhe pas përpjekjeve të tyre për ta shoqëruar, i riu bëri qëndresë për pak çaste, por në fund u fut në furgonin e Policisë dhe iu drejtua komisariatit.

Dyshohet se gjithçka e ka pikënisjen te një sherr mes të rinjve, dhe ku policia i është vënë në ndjekje të riut në fjalë, i cili menjëherë sapo ka pikasur praninë e bluve, është mbyllur në një godinë në lagjen Isa Boletini. Ai ka deklaruar se do të shpërthente bombulën e gazit.

Dyshohet se i riu ka pasur probleme me shëndetin mendor, dhe pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë për ngjarjen.

NA NDIQ NË FACEBOOK