Connect with us

Lajme

Kasami: Pavarsisht bllokadës, reformat do të vazhdojnë

Publikuar

Bilall Kasami, i ftuar në Koha për Debat në TV Koha thekson se pavarsisht bllokadave që mund të ketë Maqedonia nga shtetet fqinje në rrugën drejt BE-së reformat medoemos duhet të ndodhin.

Përmendi sistemin e drejtësisë si një proces kyç dhe nga kapitujt e parë që duhet hapet gjatë bisedimeve për anëtarsim.

“Ndër kapitujt e parë që do të hapen në rrugën drejt BE-së është edhe kapitulli i drejtësisë, dhe ky proces do të menaxhohet drejpërdrejt nga BE dhe kjo sigurisht që është një hap më i madh drejt reformimit të sistemit të drejtësisë. Por edhe nëse nuk arrijmë të hapim këtë kapitull për shkaqe formale atëherë shkojmë në planin B që ka të bëjë poashtu me reformimin që duhet të menaxhohet direkt nga BE”, tha Kasami.

NA NDIQ NË FACEBOOK