Connect with us

Lajme

Kanadaja anulon stërvitjet ushtarake me Kinën

Publikuar

më

Stërvitjet e planifikuara ushtarake mes Kanadasë dhe Kinës janë anuluar. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Harjit Sajjan iu përgjigj pyetjeve në Parlamentin federal lidhur me publikimin në një gazetë të raportit për marrëdhëniet me Kinën, i përgatitur nga një grup zyrtarësh të nivelit të lartë të Ministrisë së Jashtme.

Në fjalën e tij, ministri Sajjan tha se pas kësaj nuk do të zhvillohen stërvitjet ushtarake me Kinën. “Arsyeja e anulimit të stërvitjeve ushtarake janë shtetasit kanadezë të cilët ndodhen në arrest prej dy vitesh në Kinë”, tha Sajjan. “Do të ngrihemi në këmbë gjithmonë për kanadezët që arrestohen në mënyrë arbitrare. Kjo është një prej arsyeve që kemi ndalur stërvitjet ushtarake me kinezët”, tha ai.

Në kuadër të marrëveshjeve mes Kinës dhe Kanadasë zhvilloheshin mbi 20 stërvitje të përbashkëta ushtarake. Tensionet diplomatike mes Kanadasë dhe Kinës filluan me arrestimin e Meng Wanzhou, shefja financiare e gjigantit teknologjik kinez Huawei dhe vajza e pronarit të kësaj kompanie, me arsyen se kishte shkelur sanksionet e vendosura nga Washingtoni ndaj Iranit. Ajo u arrestua në qytetin kanadez Vancouver.

Wanzhou pas një periudhe burgosjeje u lirua me një garanci prej 10 milionë dollarësh kanadezë ndërkohë që vazhdon ende gjykimi ndaj saj në gjendje të lirë. Kina në kundërpërgjigje për arrestimin e Wanzhou ndaloi dhe arrestoi me akuza për sigurinë kombëtare ish-diplomatin kanadez, Michael Kovrig dhe biznesmenin Michael Spavor. Qeveria e Kinës, pas lirimit të Meng Wanzhou, ndaloi importimin e disa mallrave nga Kanadaja kryesisht të bimëve kanola.

.

Lajme35 minutes ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme3 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni4 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri5 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni6 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni6 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme6 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme6 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni6 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri6 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

Lajme7 hours ago

Bekim Fazliu i reagon Ahmetit dhe BDI-së: Jazëk ju qoftë që për 20 vite pushtet nuk e bëtë jurisprudencën shqip!

NA NDIQ NË FACEBOOK