Connect with us

Sport

“Kam refuzuar Juven e Interin, s’mund t’ua bëja këtë napolitanëve”

Publikuar

më

Edinson Cavani është një ndër futbollistët më të rëndësishëm që kanë dhënë kontribut, ose më mirë të thuhet janë bërë të njohur te skuadra e Napolit në Serinë A. Kjo është arsyeja që fytyra e tij e qeshur është shfaqur muraleve të ndryshme të stacionit Mostra-Stadio Maradona, përuruar ditët e fundit.

Duke folur për MondoNapoli.it, sulmuesi i Manchester United falënderoi napolitanët më vlerësimin që i kanë bërë figurës së tij.

“E pashë dhe jam shumë i ngazëllyer. Është edhe një shfaqje tjetër dashurie nga Napoli, që nuk do ta harroj kurrë. Emocioni u dyfishua kur pashë fëmijët e mi të admironin atë murale. Nuk mund të shpjegohet. Tifozëve u them vetëm faleminderit. Do t’u jem gjithnjë mirënjohës. Kjo është arsyeja që u thashë jo shumë klubeve italiane, përfshirë Juventusin, i cili më telefononte shpesh, dhe Interin. Nuk mund të bëja një gjest të tillë për napolitanët ”.

NA NDIQ NË FACEBOOK