Connect with us

Lajme

Ja shifrat e sondazhit që nuk u publikua nga ABC News: Opozita e bashkuar 76 mandate

Publikuar

Disa media kanë raportuar dje se televizioni kombëtar, ABC news nuk publikoi sondazhin paralajmëruar.

Pas ristrukturimit të plotë të televizionit dhe investimit që po bëhet nga pronarët e rinj, disa javë më parë, televizioni ABC news filloi një emision të ri,“Log.”, drejtuar nga Endri Xhafo, ku u publiku për herë të parë një sondazh që tregonte me shifra mbështetjen që kishin palët politike gjatë kësaj periudhe paraelektorale.

Sondazhi i dytë i përgatitur nga një kompani serioze izraelite ‘Geo Cartography Knowledge Group’ çuditërisht nuk u dha. Në media u raportua se sondazhi nuk ishte dhënë në televizionin ABC news, i cili më parë kishte publikuar dhe spotin e sondazhit.

Sipas burime faktor.al pranë lidershipit të Abcnews thanë se sondazhi do të verifikohet sepse shifrat janë pak të çuditshme, 76 kuolicioni opozitar ndërsa 64 PS, Aqif Rakipi, Reme Lala.

Në një tjetër sondazh ndërkombëtar tepër konfidencial në tryezën e Edi Ramës, opozita me dy lista del 72 deputetë, ndërsa PS, Aqif Rakipi, Reme Lala 68 deputetë.

NA NDIQ NË FACEBOOK