Connect with us

Lajme

Ja sa është borxhi i përgjithshëm i “Postave të Maqedonisë”

Publikuar

Borxhi i përgjithshëm i SHA Posta është rreth 10 milionë euro.

Drejtori i përgjithshëm i SHA Posta, Jani Makraduli, deklaroi se Qeveria ka alokuar mjete nga buxheti për kompaninë për shkak të humbjeve të pësuara nga pandemia dhe pezullimit të shërbimeve financiare për shkak të falimentimit të SHA Eurostandard Bankës Shkup.

Eliminimi i kostove të panevojshme, gjetja e klientëve të rinj, më shumë investime në zgjidhje që mund të përmirësojnë situatën financiare, mbi të gjitha është procesi i digjitalizimit, investimet në mjedis, dhe në këtë mënyrë stabilizimi financiar, por edhe rivendosja e reputacionit të dikurshëm që kishte SHA Posta, janë dy përparësitë e menaxhmentit. Mjetet që Qeveria jep për pagimin e pagave, do të drejtohen vetëm për qëllimin për të cilin janë dhënë”, tha Makraduli.

NA NDIQ NË FACEBOOK