Lajme
Ish-deputetja e LSI-së i bashkohet protestës së qytetarëve: Nuk jam këtu për politikë, por sepse nuk ka siguri për të ardhmen

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi i është bashkuar protestës së qytetarëve ditën e sotme, të cilëtprotestojnë për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha.
Ajo u shopreh se në këtë protestë nuk ka shkuar për politikë, por sepse nuk ka siguri për të ardhmen dhe nga momenti në moment mund të vritesh.
“Unë jam moshatare me të.Mendoj që të gjithë ne që jemi bashkuar nuk jemi për politikë, jemi për marshim paqësor si qytetare. Vij si e re, në këtë marshim paqësor. Ajo që i ndodhi Klodianit mund t’i kishte ndodhur kujtdo, dje ishte Klodiani, sot unë, nesër vëllai e motra ime. Nuk ka siguri për jetën, për të ardhmen, dhe nga momenti në moment mund të vritesh nga shteti’’, tha Kërpaçi.



















