Connect with us

Lajme

Infektohet kryetari i Gostivarit – Taravari: Do të jem nën mbikqyrjen e mjekëve

Publikuar

Nuk ka mundur t’i shpëtojë virusit korona as i pari i Gostivarit, Arben Taravari. Këtë e ka bërë të ditur personalisht ai përmes rrjeteve sociale. Siç thotë Taravari, aktualisht është mirë me shëndet, ndërsa do të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve. 

“Të dashur miq dhe kolegë unë sapo mora përgjigjen e testit dhe rezultoj të jem i infektuar me virusin SarsCov-2. Deklarata ime ka synim që të ndihmoj në hetimin epidemiollogjik dhe nga ana tjetër të sensibilizoj sa më shumë për zbatimin e masave. Ne jemi të gjithë në këtë valle, asnjë nuk mund të mbrohet i vetëm…duke mos i zbatuar masat anti-covid të gjithë njësoj, ne kthehemi në armë për njëri-tjetrin. Unë do të jem nën mbikqyrjen e mjekëve, për çdo gjë do ju mbaj të informuar. Kujdesuni për veten”, ka shkruar Arben Taravari. 

Taravari  i shtohet listës së gjatë të figurave publike në vend të cilët janë infketuar me koronavirus gjatë këesaj periudhe./in7.tv/

NA NDIQ NË FACEBOOK