Lajme
“Humbi një politikan i madh, një President vizionar dhe një luftëtar i palodhur”, Ilir Meta jep lajmin e hidhur

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta në moshën 94-vjeçare të ish-presidentit të Francës, Valery Giscard d’Estaing.
Meta shprehet se ngushëllon popullin francez për ndarjen nga jeta të ish-presidentit, ndërsa shton se shteti francez ka humbur një politikan të madh e vizionar.
“Ngushëllimet e mia për popullin francez, që me vdekjen e Valéry Giscard d’Estaing, humbi një politikan të madh, një President vizionar dhe një luftëtar të palodhur, për një Europë të bashkuar!”, shkruan Meta.
.



















