Connect with us

Kosovë

Hoti: Kandidati për kryeministër caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot dhe rrjetet sociale

Publikuar

më

Kryeministri i Kosovës, njëherësh nënkryetar i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas debateve dhe përmendjes së emrave të ndryshëm për kandidat për kryeministër nga ky subjekt politik në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Hoti ka thënë se kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohet nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale.

“LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.

Më tej Hoti ka thënë se LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës.

“LDK-ja i ka mbijetuar një gare të egër politike në vitet e pasluftës, kur zyrtarët e saj janë vrarë, por e ka ruajtur kursin e zhvillimit demokratik të Kosovës. LDK-ja tash e ka sfidën e radhës, për të mos e lënë shtetin e Kosovës të rrëshqasë drejt autokracisë, izolimit dhe regresit”.

Hoti ka thënë se “LDK-ja nuk është perfekte, por është vlerë për Kosovën. Dhe do ta fitojë edhe këtë sfidë, jo për veten e saj, por për Kosovën”.

“Është obligim i LDK-së që gjeneratat e reja të zhvillohen duke u mësuar me tolerancën dhe demokracinë, me vlera njerëzore dhe evropiane, e jo me antivlera, militantizëm, dhunë dhe autokraci”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Kryesia e LDK-së është mbledhur të dielën në një mbledhje ku është pritur se do të caktohej kandidati i këtij subjekti politik për kryeministër, i cili do t’i prijë listës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Por,pas këtij takimi u tha se është biseduar vetëm për caktimin e kritereve të cilat duhet t’i plotësojë kandidati për kryeministër dhe kandidatët për deputet.

Ndërkohë, nëpër media, debate televizive e rrjete sociale janë përfolur disa emra si kandidatë të mundshëm të LDK-së për kryeministër. Janë lakuar emrat e Kujtim Shalës, Avdullah Hotit, Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e ndonjë tjetër.

.

Maqedoni48 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK