Connect with us

Shëndetësi

Hemodializa e Rahovecit në mungesë stafi mbetet pa u funksionalizuar (VIDEO)

Publikuar

Në komunën e Rahovecit pacientët që i nënshtrohen dializës, po detyrohen të udhëtojnë deri në Spitalin Regjional të Prizrenit për ta kryer këtë shërbim.

Pavarësisht se reparti për këtë gjë është i gatshëm që nga viti 2017 në këtë qytet, ai akoma nuk është funksionalizuar për shkak të mungesës së stafit.

Udhëtimin deri në Prizren po e shohin si maltretim 38 pacientët rahovecas, teksa kërkojnë që të bëhet një zgjidhje sa më parë për këtë.

Si në Komunën e Rahovecit ashtu edhe në Spitalin e Prizrenit thonë se janë gati për të filluar punën, njofton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK