Connect with us

Lajme

Greqia merr vendimin e rradhës/ Ja kush do lejohet të kalojë gjatë vitit të ri

Publikuar

Shtyhet sërish hapja e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë.

Vendimi është marrë nga shteti grek.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit bëjnë me dije se Greqia këtë herë e ka shtyrë vendimin deri më datë 7 janar 2021.

Kujtojmë se më 20 nëntor, qeveria greke vendosi të mbyllë plotësisht këtë pikë kufitare.

Por më 3 dhjetor vendimi u ndryshua, duke lejuar të kalojnë këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Shqipërisë të shtohen.

NA NDIQ NË FACEBOOK