Sport
Gjilani rikthehet te fitorja pas 4 humbjesh, Renova i bën nder Shkëndijës!


Pas 4 humbjeve radhazi ka pak frymëmarrje për Gjilanin në Ipko Superligën e Kosovës. Skuadra e Sherif Sallahit triumfoi me shifrat 1-2 në transfertën e Pejës ndaj Besës së vendit të fundit duke ruajtur vendin e 4-t të renditjes edhe pas javës së 17-të tashmë në kuotën e 26 pikëve. Për Gjilanin realizuan Gerhard Progni dhe sulmuesi malazez Nikaç ndërkohë që golin e vëtëm për pejanët e shënoi Syla, gol që nuk i vlejti Besës për të marrë pikë që pësoi kështu humbjen e 7-të radhazi në kampionat.
Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut java e 17-të nisi me derbin mes Renovës dhe Shkupit, sfidë që përfundoi në barazim pa gola, me Renovën që përveç se mori një pikë në këtë sfidë delikate i bëri nder edhe Shkëndijës që të dielën nëse fiton ndaj Akademija Pandev do të ketë mundësinë ta çojë në +6 diferencën nga Shkupi ndjekës.






















