Connect with us

Lajme

Gent Cakaj rikthehet në kabinetin e Edi Ramës

Publikuar

Gent Cakaj e dorëzoi postin e tij të ministrit të Jashtëm të Shqipërisë për t’u rikthyer në kabinetin e kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit ka falënderuar Cakajn për “dinjitetin në kryerjen e detyrës” dhe po ashtu për gatishmërinë e tij për të punuar prapë bashkë, njofton Klan Kosova.

“Dua ta falënderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit”.

Në vend të Cakajt në krye të Ministrisë së Jashtme është emëruar Olta Xhaçka.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkërisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK