Connect with us

Sport

FSHF mbledh klubet e Kategorisë Superiore, seminar për kriteret e licencimit!

Publikuar

më

Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare e Futbollit ka organizuar një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore, të cilat do të aplikojnë për të marrë pjesë ne kompeticionet e UEFA-s si dhe në të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF për sezonin e ardhshëm 2021-22.

Siç jeni në dijeni, çdo klub futbolli është i detyruar të përmbushë kriteret e vendosura në Rregulloren e Licencimit të Klubeve për të siguruar një “Licencë të UEFA-s dhe FSHF-së”, e detyrueshme për pjesëmarrje në kompeticionet e tyre.

Seminari u zhvillua në dy seanca të ndryshme. Në seancën e parë, që u drejtua nga Menaxheri i licencimit të klubeve, Eduard Gjini, u trajtuan mënyrat se si duhet të plotësohen dosjet me dokumentet për kriterin sportiv, kriterin e infrastrukturës, kriterin e administratës dhe personelit dhe kriterin ligjor.

Në seancën e dytë, që u drejtua nga eksperti i kriterit financiar Kristaq Ndini, u trajtuan tema rreth përmbushjes dhe plotësimit të dosjeve të kriterit financiar, mbështetur edhe nga dokumentacioni i sjellë nga departamenti i licencimit të UEFA-s si dhe konkluzionet e auditit të fundit te saj.

Lajme25 minutes ago

Limaj me deklaratë të ashpër: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

Maqedoni37 minutes ago

Tragjedia në Rrugën e Arbërit! 42-vjeçarja nga Tetova mes dy viktimave të aksidentit, pesë të plagosur

Lajme48 minutes ago

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Shqipëri1 hour ago

Diskutimet në Asamblenë e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit nga PS, Braçe dhe Majko: Nuk duhen masa ekstreme!

Lajme1 hour ago

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

Kosovë2 hours ago

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

Lajme2 hours ago

VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!

Maqedoni3 hours ago

Spitali Kumanovës punëson edhe 23 mjekë specializantë, asnjë shqiptar?!

Lajme3 hours ago

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka shprehur dhimbjen për ndarjen tragjike nga jeta të Gazmend Sejdijit, njërit prej blegtorëve më shembullorë të Pollogut.

Shqipëri3 hours ago

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

Maqedoni3 hours ago

Futbolli tetovar në zi: Ndërron jetë Agron Memedi, ndihmës trajner i Shkëndijës

Maqedoni4 hours ago

Grabitje me armë ndaj tre shtetasve turq, u vodhën laptopë, telefona, para dhe dokumente

NA NDIQ NË FACEBOOK