Connect with us

Lajme

EMRAT/Lidhja Demokratike e Gruas zgjedh drejtueset në 12 degë të PD

Publikuar

Teksa vazhdon puna në strukturat e Partisë Demokratike për fitoren e 25 prillit, njëkohësisht në disa degë të strukturave partnere si FRPD dhe Lidhjes së Gruas po kryhet ristrukturimi i tyre duke zgjedhur në krye të degëve personalitete që do ta çojnë më tej punën e mirë si dhe punojnë së bashku që më 25 prill PD të korrë fitoren e sigurt përballë Rilindjes e konsideruar tashmë nga të gjithë si e keqja e këtij vendi.


Ndryshe nga Rilindja në pushtet që gratë i konsideron si trofe personale të liderëve, për Partinë Demokratike pjesmarrja dhe angazhimi i tyre në politikë dhe në këtë sfidë të madhe të largimit të PS nga pushteti është shumë i rëndësishem dhe jetik, nje kontrobut i nevojshëm.
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG), Albana Vokshi veç të qenit aktive në politikën e ditës siç ka ditur ta bëj mese mire ne keto 7 vite te keqqeverisjes se vendit, me demaskimin e të keqes para shqiptarëve, prej dy muajsh ka lëvizur për të konsoliduar degët e Lidhjes Demokratike të Gruas atje ku e kanë pas të nevojshme forcimin e më të nevojshme.


Në krye të LDG Krujë u zgjodh znj.Merita Bakiu, të degës nr.3 Tiranë Aida Shehu, dega Patos Pranvera Mahmutaj (Rizaj), Fushë-Krujë Armela Tema, Shijak Blerina Shahini, Cërrik Desara Xhika, Belsh Shpresa Sallja, Peqin Silva Sufali, dega nr.10 Tiranë Enkeleda Skënderi, Librazhd Majlinda Çekani si dhe Përrenjas Violeta Mema.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK