Connect with us

Religjion

Ekzistenca jonë në këtë botë është shumë e shkurtër

Publikuar

Falënderimi qoftë
për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim.
Salavatet, selami dhe bekimet e Allahut qofshin për
Muhamedin (a.s.), për familjen e tij, për shokët e tij dhe të gjithë ata që e
ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së sotme është: “Ekzistenca
jonë në këtë botë është shumë e shkurtër”

Jemi në fund të vitit 2020. Për njëqind
vjet, përkatësisht, në vitin 2120, të gjithë ne që jemi aktualisht në këtë
botë, së bashku me të afërmit dhe miqtë tanë, do të jemi nën dhé.

Në shtëpitë tona do të jetojnë njerëz
plotësisht të huaj, pronat dhe pasuritë tona do të jenë në duart e njerëzve, të
cilët nuk do të kujtojnë asgjë për neve. Pra, kush prej nesh e kujton
stërgjyshin ose katërgjyshin e tij, dhe kujt i shkon mendja tek ai? Askujt!

Atëherë, pse kalojmë kaq shumë kohë, duke
menduar se si po na shohin të tjerët dhe çka mendojnë ata për ne, si dhe për të
ardhmen e pasurisë sonë, të banesave dhe ndërtesave të kësaj bote? E gjithë kjo
do të bëhet e parëndësishme dhe e padobishme pas 100 vjetësh.

Ekzistenca jonë nuk është gjë tjetër,
veçse një shkrepje e shkurtër në jetën e universit,
e cila do të kalojë dhe do të shuhet sa hap e mbyll sytë. Dhjetëra gjenerata do
të vijnë pas nesh, dhe secila gjeneratë së shpejti do të përshëndetet me këtë botë,
dhe flamurin do t’ia dorëzojë gjeneratës tjetër, para se ta realizojnë edhe
çerekun e ëndrrave të tyre.

Prandaj, është jashtëzakonisht e
rëndësishme të kuptojmë, se madhësia jonë reale dhe koha reale në këtë univers,
janë shumë më të vogla se sa që ne e imagjinojmë. Sepse, kur të largohemi nga
kjo botë dhe të banojmë në varre, do ta kuptojmë sesa e parëndësishme ishte kjo
botë, dhe sa qesharake ishin ëndrrat tona – për të qenë të respektueshëm, të
lavdishëm dhe të fuqishëm në këtë botë.

Dhe, do të dëshirojmë që tërë jetën tonë
ta kishim kaluar në vepra të mira, posaçërisht në bamirësi ndaj prindërve, ndaj
të afërmve dhe miqve, ndaj nevojtarëve dhe të varfërve, ndaj të dobëve dhe të
sëmurëve.

Ah, sa prej nesh, kur të na arrijë
vdekja, me hidhërim do të pendohemi dhe – siç na mëson Kurani – do të themi:“O
Zoti im, më kthe(në këtë botë),që të bëj vepra të mira e takompensoj atë që
lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë të cilën ai kot e
thotë, e ata para tyre do të kenë barrierë (distancë periodike) der në ditën
kur do të ringjallen.”
(El-Mu’minun, 99-100)

Dhe, gjithashtu, do të thotë:“O, i
gjori unë, sikur të isha i përgatitur në jetën time!”
(El-Fexhr, 24)

Megjithatë, për sa kohë që jemi ende
gjallë, ne kemi mundësi të mendojmë dhe të ndryshojmë. Shejtani ka qenë mjaft i
qartë dhe i sinqertë me ne që nga fillimi, dhe na ka thënë se do të na
mashtrojë dhe do të na çojë në humbje në këtë botë, kurse në ahiretdo të na
braktis.

Mirëpo, ne jemi të shurdhër, të verbër
dhe memecë, ne nuk mendojmë. Sikur mëkatarët e mëdhenj të kishin menduar, nuk
do të kishin bërë mëkate ndaj Allahut dhe nuk do ta kishin merituar ndëshkimin
e dhimbshëm në ahiret. Këtë e vërteton Kurani me këtë ajet:

“Jobesimtarët, thonë: ‘Sikur të kishim
dëgjuar ose menduar, nuk do të gjendeshim midis banorëve të xhehenemit!”
(el-Mulk, 10)

E lusim Allahun e Plotfuqishëm, që të na
forcojë në rrugën e Islamit, të na i falë mëkatet tona dhe të na mëshirojë në
këtë botë dhe në botën tjetër.

O Zoti ynë, na ndihmo në rrugë të mbarë. Largoje të keqen
nga ne, dhe bëje që veprat tona më të mira, të jenë veprat e fundit në këtë
botë!

O Zot, ndihmoju të
rrezikuarve që t’i realizojnë të drejtat e tyre!

O Zot, çliroje
umetin nga pandemia, nga okupatori dhe nga sundimtarët e dhunshëm!

O Zot, mos na sprovo
neve me atë që nuk mund ta përballojmë!

O Zot, mos lejo
asnjëherë që të na poshtërojnë ose mposhtin pabesimtarët.       

O Zot, bëje që dita
jonë më e lumtur të jetë dita e takimit me Ty! Dhe, me mëshirën Tënde na vendos
në xhenetin e përjetshëm! Amin! 

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK