Connect with us

Lajme

Ekspertët turq për pandeminë arrijnë në Tiranë

Publikuar

më

Një grup nga Komiteti i Ekspertëve të Turqisë për pandeminë kanë ardhur në Shqipëri për të ndarë eksperiencat me ekspertët shqiptarë për luftën ndaj koronavirusit.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një komunikim “online” këtë të enjte me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë.

Rama vlerësoi ekspertët shqiptarë, ndërsa theksoi se Shqipëria është në komunikim të vazhdueshëm me vendet e tjera, pasi lufta është e përbashkët, tha ai.

“Kemi pasur fatin të kemi një komitet ekspertësh që nuk kanë treguar në asnjë moment se kanë diçka më pak sesa ekspertët dhe strukturat e ekspertizës në vendet më të zhvilluara. Duke qenë të vetëdijshëm se u takon atyre të na orientojnë për veprimet që duhet të marrim, kemi arritur të krijojmë një sinergji shumë të mirë. Kjo është një luftë e përbashkët dhe në për këtë jemi në një komunikim të vazhdueshëm”.

Ndërkohë, një përfaqësues i komitetit shkencor turk u shpreh se ata ndodhen në Tiranë pas një bisede telefonike të kryeministrit Rama me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

“Jemi vënë në lëvizje pas telefonatës suaj me Erdogan, duke marrë rrugën për në Shqipëri, ku jemi takuar edhe me ministren Manastirliu. Sapo kemi ardhur në Shqipëri jemi takuar edhe me specialistët shqiptarë dhe kemi shkëmbyer ide të ndryshme. Kemi parë masat e marra deri tani dhe dua t’iu përgëzoj njëkohësisht. Shqipëria gëzon një sistem shëndetësor, i cili përgjigjet duke u bazuar në konventat ndërkombëtare dhe kjo është një situatë e gëzueshme. Kemi parë dhe nga afër të gjithë sistemin se si funksionon në spitalet shqiptare. Është vënë re se në mënyrën më të specializuar janë duke u praktikuar. Dua t’iu përgëzoj për punën tuaj. Kemi vënë re se Shqipëria është e përshtatshme me metoda të reja në luftën ndaj pandemisë”, tha Rama./ A2 CNN

.

Lajme32 minutes ago

VLEN i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit: Miratuat tre ligje për gjuhën shqipe, por asnjëri nuk e zgjidhi çështjen

Lajme41 minutes ago

Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja në cilin vend renditet

Shqipëri2 hours ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA3 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme4 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri6 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme7 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri8 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme9 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni10 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri11 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni12 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

NA NDIQ NË FACEBOOK