Connect with us

Lajme

Edi Rama cakton Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm

Publikuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka caktuar Bledi Çuçin si Ministrin e ri të Brendshëm. Gjithashtu, Milva Ikonomi do të jetë Ministrja e re e Bujqësisë.

Kështu ka bërë të ditur shefi i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama./ A2 CNN

.

NA NDIQ NË FACEBOOK