Connect with us

Uncategorized

E tmerrshme, çifti nga Vlora gjendet i copëtuar dhe masakruar në tre valixhe në Firence

Publikuar

më

Detaje të reja zbardhen nga krimi horror në Itali, ku u gjetën dy trupa të copëtuar dhe të futur në tre valixhe, dhe që dyshohet se i përkisnin një çifti shqiptar. Mediet italiane raportojnë sot se policia është vendosur në kërkim të një valixheje të katërt, pasi mungojnë disa pjesë të trupave të viktimave.

Mediet shkruajnë se së pari është gjetur një valixhe me bustin dhe një këmbë të burrit, pastaj një tjetër me gjymtyrët e poshtme të gruas dhe në fund valixhja e tretë me bustin e saj. Ndërkohë, policia italiane thekson se mungojnë gjymtyrët e poshtme të burrit dhe për këtë arsye ka nisur kontrollet me qen të specializuar në të gjithë zonën e Firences.

NA NDIQ NË FACEBOOK