Connect with us

Sport

E shtunë magjike në Supersport, spikasin sfidat Bayern-Leipzig dhe West Ham-Man.Utd!

Publikuar

E shtuna e futbollit europian në Supersport nuk është vetëm Serie A dhe La Liga, pasi edhe nga Premier League, Bundesliga, Ligue 1 dhe Eredivisie do të kenë mundësi të ndiqni sfidat më interesante. Fitorja me përmbysje ndaj Southampton ka vendosur në shinat e duhura Manchester United në Premier League që sot luan një tjetër transfertë delikate por vjen me moralin e lartë pas tre fitoresh radhazi. Por ashtu si United edhe Ëest Ham po kalon një moment të artë teksa ka një pikë më shumë se Djajtë e Kuq në renditje dhe ka fituar tre takimet e fundit në kampionat. Në orën 21:00 do të zbresë në fushë Chelsea që pret në Stamford Bridge Leeds United.

Në letër mund të duket një takim i thjeshtë për skuadrën e Lampard por fusha mund të tregojë diçka pasi me skuadrën e Marcelo Bielsës askush nuk bën shaka, me Leeds që di të dhurojë gjithmonë paraqitje të mira. Në Gjermani Dortmundi luan në transfertë ndaj Frankfurt në orën 15:30, por vëmendja do të jetë e gjitha te dueli i Allianz Arena në orën 18:30 aty ku Bayern Munich do të kërkojë të ruajë kreun në sfidën përballë Leipzig. Në Holandë spikat sfida mes Ajaxit dhe Tëentes që do të zhvillohet në orën 20:00 ndërkohë që Montpellier-PSG është dueli që ofron Supersport këtë të shtunë nga Ligue 1. Me pak fjalë në ekranin tonë do të jetë një e shtunë e mbushur me emocione, spektakël dhe gola.

NA NDIQ NË FACEBOOK