Connect with us

Kosovë

Kosovë/ Vrasja e katërfishtë, dyshohet se ndodhi brenda një familjeje

Publikuar

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Komunës së Vitisë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Informata e para qëndrojnë se një vrasje e katërfishtë ka ndodhur në fshatin Pozhoran të Gjilanit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin. Hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Hashani.

Express mëson nga burimet e veta se vrasja e katërfishtë dyshohet se ndodhi brenda familjes.

Gjithashtu, i dyshuari për vrasje në fund ka vrarë edhe vetën./Express/

NA NDIQ NË FACEBOOK