Sport
E mërkurë magjike në Supersport, spikasin Barça-Sociedad dhe Bayern-Wolfsburg!


Do të jetë një e mërkurë e pasur me evente futbollistike në ekranin e Supersport. Pas Realit të Madridit dhe do të jetë radha e Barcelonës për të sfiduar një tjetër skuadër baske pikërisht Real Sociedad, pasi edhe këto dy skuadra do zbresin shumë më herët në fushë për raundin e 19-të, pasi në atë periudhë do të luajnë në Superkupën e Spanjës. Barcelona-Sociedad do të zhvillohet në orën 21:00 dhe për Barçën kjo sfidë duhet fituar me çdo kusht për të mos humbur akoma më shumë terren me kreun e klasifikimit, aq më tepër që luan përballë një kundërshtari që aktualisht ka 9 pikë më shumë në renditje se blaugranat.
Në këtë të mërkurë në Supersport nuk do të mungojë as Bundesliga gjermane që përmes kanalit Eurosport 2 do të vijë me dy ndeshje intriguese. Në orën 18:30 Schalke 04 në krizë rezultatesh do të përballet me Freiburg ndërsa në orën 21:30, vëmendja do të shkojë e gjitha te sfida mes Bayern dhe Ëolfsburg. Bavarezët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja me çdo kusht pas barazimit ndaj Union Berlin pasi kanë humbur edhe kreun e renditjes, por përballë një Ëolfsburgu që nuk njeh ende humbje do të jetë e vështirë. Nga Ligue 1 ndërkohë do të keni mundësi të ndiqni dy takime në Supersport, Dijon përballë kryesuesve të Lille në orën 19:00 dhe PSG-Lorient në orën 21:00.






















