Lajme
E FUNDIT/ Lajm jo i mirë për ata që duan të vizitojnë Turqinë gjatë periudhës së ardhshme!

Turqia ka bërë të ditur rregullat e reja për shtetesit e huaj që do të shkelin këtë vend gjatë periudhës së ardhshme, raporton Zyrtare.net
Në një njoftim që ka bërë para pak çastesh ambasada turke në Shkup njoftohet se duke filluar nga data 28.12 të gjithë udhëtarët që do të nisen drejt Turqisë me aeroplan do të duhet të posedojnë test negativ jo më të vjetër se 72 orë, derisa nga data 30.12 personat të cilët do të udhëtojnë përmes rrugëve toksore në drejtim të shtetit turk do të duhet të kenë gjithashtu test negativ, ndërsa nëse të njejtit nuk e posedojnë atë, do të mund të hyjnë në Turqi por do duhet të japin adres të saktë për mbajtje të 7 ditëve karantinë, përcjell Zyrtare.net
Kjo masë për shtetasit e huaj do të jetë në fuqi deri më 1 mars 2021.
Gjatë 24 orëve të fundit Turqia raportoi 17.543 infeksione reja me koronavirus, ndrësa 256 pacient ndëruan jetë./Zyrtare.net/






















