Connect with us

Sport

E dhimbshme, ndahet nga jeta Paolo Rossi, heroi i Italisë në Botërorin e 1982!

Publikuar

më

2020-ta do të mbahet si një vit i zi për futbollin dhe jo vetëm. Pas dy humbjeve të rënda në pak ditë siç ishin ndarja nga jeta e legjendës Diego Armando Maradona dhe ish-trajnerit të Argjentinës Alejandro Sabella, një tjetër lajm shumë i dhimbshëm për futbollin, që prek shumë edhe fansat e shumtë shqiptarë të Italisë është njoftuar mëngjesin e sotëm nga mediat italiane. Paolo Rossi, heroi i Italisë në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë ka ndërruar jetë. Ish-sulmuesi i Juventusit është ndarë nga jeta në moshën 64-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme. Paolo ishte hero kombëtar në Itali për shkak të atij Botërori të paharrueshëm. Ai sapo ishte kthyer nga një dënim, por u grumbullua në kombëtare dhe bëri atë, që askush nuk e mendonte.

Italia nuk ishte aspak pretendente, por në fund shkoi me Kupën në shtëpi dhe protagonisti kryesor ishte padyshim Rossi. Ai i shënoi atë tregolësh të pabesueshëm Brazilit të mbushur plot me yje dhe i shënoi Gjermanisë në finalen e fituar 3-1.

Me Juven ai fitoi dy Serie A, teksa futbolli italian humbet një nga simbolet e tij. Pas tërheqjes nga futbolli Rossi u bë komentator shumë i zoti, duke punuar në televizione gjigante si Rai, Sky dhe Mediasset. Ai la tre fëmijë, Sofia Elena, Maria Vittoria dhe Alessandro. Ishte i martuar me gruan e tij Federica, e cila njoftoi e para në rrjetet sociale ndarjen e tij nga jeta. Homazhet për Paolo Rossin pritet të jenë të shumta gjatë ditës së sotme nga fansat e futbollit italian.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri1 hour ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme2 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri4 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme5 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni6 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri6 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë8 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme8 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni9 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme10 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

Lajme10 hours ago

Gucati paralajmëron protesta para zyrave të BE-së nëse nuk realizohet iniciativa për Gjykatën Speciale

Lajme11 hours ago

Durmishi i përgjigjet Snopçes: Tetëdhjetë milionë euro nga kredia hungareze u janë ndarë vetëm komunave shqiptare

NA NDIQ NË FACEBOOK