Connect with us

Sport

Dy gola dhe 1 asist, Rroca në formacionin më të mirë të javës në ligën e parë turke!

Publikuar

Eduart Rroca shkëlqeu në sfidën e fundit të ligës së parë turke që Istanbulspor luajti ndaj Bursaspor me dy gola dhe një asist, por edhe kryesonte 3-0 skuadra ku aktivizohet edhe Kristal Abazaj u barazua nga Bursaspor në 15 minutat e fundit të ndeshjes në 3-3 duke shpërdoruar një avantazh të artë. Megjithatë paraqitja e ish-mesfushorit të Kukësit nuk ka mbetur pa u vlerësuar nga mediat turke, me Rrocën që është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në ligën e parë. Në skemë 4-3-3, Rroca është rreshtuar në qëndër të mesfushës në rolin e organizatorit. Paraqitjet e Rrocës në këtë aventurë të tij të parë jashtë vendit ka qenë vërtet mbresëlënëse pasi numëron 4 gola dhe 5 asiste. Rroca edhe nëse nuk siguron ngjitjen me Istanbulspor në elitën e futbollit turk për sezonin e ardhshëm me shumë gjasa do të luajë në Superligë pasi ofertat për të nuk mungojnë.

NA NDIQ NË FACEBOOK