Sport
Dortmundi humb terren ndaj rivalëve, barazon ndaj Eintracht Frankfurtit


Tjetër zhgënjim për Borussian e Dortmundit pas humbjes shtëpia me Kolnin (1-2). Verdhezinjtë nuk shkuan më shumë se barazim 1-1 në sfidën me Eintrachti e Frankfurtit në transfertë, duke humbur më shumë terren në kreun e Bundesligës.
Skuadra e drejtuar nga Lucien Favre u gjend në disavantazh që në minutën e 9-të, falë golit të japonezit Kamada, i cili realizoi pasi u shërbye nga Hinteregger. Duhej të kalonin më shumë se 45 minuta lojë që verdhezinjtë të kthenin ekuilibrat në rezultat me adoleshentin Reyna, pas bashkëpunimit që pati me Sanchon (56’). Asgjë nuk ndryshoi në minutat në vazhdim, edhe pse të dyja skuadrat u munduan të merrnin maksimumin në këtë sfidë. Në takimet e tjera Arminia Bielefeld fitoi 2-1 me Mainzin, ndërsa dy sfida FC Koln – Wolfsburg dhe Freiburg – B. Monchengladbach përfunduan me të njëjtin rezultat 2-2.
Rezultatet
Arminia Bielefeld – Mainz 2-1
Eintracht Frankfurt – B. Dortmund 1-1
FC Koln – Wolfsburg 2-2
Freiburg – B. Monchengladbach 2-2






















