Connect with us

Lajme

Dibra ngulfatet nga mjegulla e dëmshme

Publikuar

Me ndërtimin të pendës të Liqenit artificial të Dibrës, në fund të viteve të 60-ta, dibranët filluan të ballafaqohen me problemin e mjegullës. Nga viti në vit, mjegulla është më prezente në Dibër dhe rajon, kurse pesë vitet e fundit – dendësia e mjegullës është maksimale. Këto ditë qyteti i Dibrës, por edhe rrethina janë mbuluar tërësisht me mjegull.

Mjegulla është duke shkaktuar probleme të shumta tek personat që kanë probleme me shëndetin sidomos me organet respiratore, por edhe në komunikacion. Mjegulla është prezente gjatë 24 orëve dhe ajo dukshëm ka ndikuar në frekuentimin e qytetarëve nëpër rrugët e qytetit. Aktualisht, të rrallë janë ata të cilët dalin nga shtëpitë e tyre dhe kanë nevojë për furnizime të ndryshme.

Edhe pandemia nuk e boshatisi Dibrën, ashtu siç po e boshatis mjegulla”, na thotë dibrani Ilir T. i moshës 54 vjeçare. Në bisedën që patëm me përfaqësues të Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, u informuam se pesë ditët e kaluara dukshëm është rrit numri i pacientëve kronik që kanë probleme me frymëmarrjen që kërkojnë tretman në këtë institucion. Të njëjtën e thonë edhe mjekët amë që funksionojnë në Dibër.

Situata me mjegullën ka shkaktuar shumë probleme edhe në komunikacion. Siguria në komunikacionin në rrugët lokale është problematike dhe e njëjta situatë është edhe në rrugët rajonale që lidhin Dibrën me Mavrovën. Rrugët e ngushta në një situatë kur mjegulla është e dendur paraqet një problem të madh meqë në akset rrugore në fjalë ka edhe rrëshqitje të gurëve dhe dheut.

Kompetentët e Njësisë së ndërmarrjes publike shtetërore “Rrugët e Maqedonisë” në Dibër thonë se rrugët rregullisht pastrohen nga rrëshqitjet e gurëve dhe dheut, por shtojnë se mjegulla e dendur shkakton probleme në komunikacion. Në fshatrat malor të Dibrës dhe rajonit, siç janë Broshtica, Mogorçe dhe Kosovrats i Epërm, mjegull nuk ka. Fshatarët theksojnë se pamjet nga këto fshatra drejt Dibrës më shumë i ngjajnë një liqeni meqë nga këto fshatra faktikisht duken vetëm malet që e rrethojnë qytetin e Dibrës.

.

Shqipëri12 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport31 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë1 hour ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë1 hour ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme1 hour ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë3 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

NA NDIQ NË FACEBOOK