Connect with us

Lajme

Deklarata e fortë e Sali Berishës për vrasjen e të riut: Çfarë bënë Rama, Lleshaj dhe Veliu

Published

on

sali berissha

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u shpreh se vrasja e të riut Klodian Rashës është vrasje shtetërore. Ai tha se kryeministri Rama, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u përpoqën bashkërisht të manipulojnë vrasjen e 25-vjeçarit, me ndihmë të mediave të tyre.

“ Në mënyrë absolute do të quaj vrasje shtetërore, sepse, e vrau shteti. Ajo është tipike vrasje shtetërore jashtë çdo lloj kondite. E di se çfarë bënë Rama me Sandër Lleshaj dhe Veliun, në radhë të parë në mëngjes herët mediat e tyre u hapën me tituj se Klajdi Rasha i drejtoi tytën e revoles vrasësit të tij. Kur nuk kishin asnjë argument, pastaj nxorën një revole të ndryshkur, dhe ekspertiza nuk e vërtetoi se ka lidhje me Rashën dhe këta nuk e thonë”, tha ai.

Ai gjithashtu dha të tjera detaje të reja për ngjarjen, ku humbi jetën Klodian Rasha. Ish-kryeministri shtoi se Rasha është qëlluar me dy plumba, ndërkohë shkrepja e plumbave sipas tij është bërë në një distancë prej katër metrash.

“Thanë që u qëllua më një plumb, është qëlluar me dy plumba, thanë se është qëlluar nga 60 metra, jo, është qëlluar nga 3-4 metra. Është vrasje e mirëfilltë. Dhe bënë gjithçka që vrasësin me uniformë ta inkuadrojnë në një dënim të lehtë deri në shtatë vite”, shtoi Berisha.

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike bëri një deklaratë të fortë, ku shtoi se strukturat shtetërore kanë larguar jashtë vendit vëllain e efektivit të Shqiponjave, i cili dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 25-vjeçarin. Ai këtë akt e cilësoi si akt terrorist, ndërkohë sipas tij përgjegjësi kryesor është vetë kryeministri Edi Rama.

“Sa për dijeni u kujdesën edhe për vëllain e tij, që e kishte në komisariat në Gjirokastër dhe e nisën diku jashtë. Ky është akt terrorist. Vrasësi i vërtetë është Edi Rama”, shtoi ai.  

Gazetarja Ilva Tare insistoi se ku e bazon z. Berisha informacionin, që vëllain e efektivit e kanë nxjerrë jashtë vendit, për këtë  ish-kryeministri u përgjigj si vijon: “E kam mesazhin dhe është i vërtetë”, theksoi Berisha.

NA NDIQ NË FACEBOOK