Sport
Çmimet e FIFA-s/ Neuer shpallet portieri i vitit, Klopp triumfon si trajner


Po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Zyrih, ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit 2020 në futboll, çmime këto që jepen nga institucioni më i lartë drejtues i futbollit botëror, FIFA.
Në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit janë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski, me polakun dukshëm favorit, pasi ka fituar 4 trofe deri tani me Bayern Munich dhe ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm.
Pasi riktheu Liverpoolin te titulli kampion pas 30 vitesh, trajneri gjerman Jurgen Klopp u përzgjodh si trajneri më i mirë i vitit, ndërsa gardiani i Bayern Munich, Manuel Neuer u zgjodh si portieri i vitit dhe koreano-jugori Hueng Min Son mori çmimin Puskas për golin më të bukur.
Çmimet e dhëna deri tani:
Trajneri më i mirë – Jurgen Klopp
Portieri më i mirë – Manuel Neuer
Çmimi Puskas (goli më i bukur) – Hueng Min Son



















