Connect with us

Sport

Çmimet e FIFA-s/ Lewandowski mposht Ronaldon e Messin, shpallet më i miri i vitit

Publikuar

U zhvillua mbrëmjen e sotme në Zyrih, ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit 2020 në futboll, çmime këto që jepen nga institucioni më i lartë drejtues i futbollit botëror, FIFA.

Në nisje të mbrëmjes gala, presidenti i FIFA-s, Guianni Infantino kujtoi Diego Armando Maradonën dhe Paolo Rossin, dy ish futbollistët legjendarë që ndërruan jetë pak ditë më parë, ndërsa më pas vijoi më dhënien e çmimeve.

Robert Lewandowski u shpall futbollisti më i mirë i vitit, pasi mposhti në fazën finale dy yjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Sulmuesi polka kaloi një vit magjik me Bayernin e Mynihut, pasi jo vetëm ka fituar çdo trofe të mundshëm, por ka shënuar edhe një numër të konsiderueshëm golash.

Pasi riktheu Liverpoolin te titulli kampion pas 30 vitesh, trajneri gjerman Jurgen Klopp u përzgjodh si trajneri më i mirë i vitit, ndërsa gardiani i Bayern Munich, Manuel Neuer u zgjodh si portieri i vitit dhe koreano-jugori Hueng Min Son mori çmimin Puskas për golin më të bukur.

Çmimet e dhëna deri tani:
Trajneri më i mirë – Jurgen Klopp
Portieri më i mirë – Manuel Neuer
Çmimi Puskas (goli më i bukur) – Hueng Min Son

NA NDIQ NË FACEBOOK