Ndryshe
“Ç`janë këto emisione”, Mimoza Ahmeti revoltohet me gazetaren, pasi i ndërpreu fjalën për reklama

Në emisionin e pasdites në “Rtsh” me Gerta Gixharin ka qenë e ftuar Mimoza Ahmeti, poetja dhe pedagogia e njohur, e cila teksa fliste për librin e saj, gazetarja i ka ndërprerë fjalën në mënyrë që të transmetonte bllokun e reklamave.
Ahmeti në këtë moment është revoltuar dhe duke mos ditur se emisioni është drejtpërdrejtë në transmetim shprehu gjithë irritimin e saj.
Po ç’ështe kjo ftesë moj më qafsh, pash Zotin, ç’a janë këto emisione? Drejtpërdrejt je?! A më fal, të kërkoj ndjesë, por nuk ftohet një personalitet për t’i prerë fjalën se erdhi reklama apo erdhi tjetra,”– tha Ahmeti.
Gazetarja iu përgjigj me qetësi Mimoza Ahmetit, teksa më vonë bëri një postim në rrjetet sociale ku shprehej se Ahmeti ishte mëse e informuar se ndodhej në transmetim live dhe se i dinte po ashtu edhe rregullat e një tranmetimi televiziv. Ku përfshihen edhe reklamat:
“Mimoza e dinte shumë mirë që ishim ‘Live’. Mimoza është pjesë e stafit të programacionit në RTSH dhe ajo e di mjaft mirë se si funksionon një transmetim televiziv,”– shkruan Gixhari.





















