Connect with us

Religjion

Cila punë është e lavdueshme?

Publikuar

Falënderimi qoftë
për Allahun e Madhërishëm, prej të Cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim.
Salavatet, selami dhe bekimet e Allahut qofshin për
Muhamedin (a.s.), për familjen e tij, për shokët e tij dhe të gjithë ata që e
ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëllezër besimtarë! Tema e hutbes së
sotme është: “Cila punë është e lavdueshme?”

Sot në botë ka mbi 2 miliardë njerëz të
cilët veten e quajnë muslimanë. Ata të cilët mbajnë “emra muslimanë.”
Çka mendoni, a do të hyjnë të gjithë këta muslimanë në xhenet?

Po, do të
hyjnë nëse Allahu ua pranon veprat e tyre. Përndryshe vendbanimi i tyre do të
jetë xhehenemi i tmerrshëm.

Allahu i
Plotfuqishëm, në suren el-Isra, ajeti 19, na i tregon tri kushte,të cilat duhet
t’i plotësojmë, për të na i pranuar veprat tona, ku thotë:„E, kush dëshiron
botën tjetër dhe përpiqet për të, e është besimtar, përpjekja e të tillëve do
të jetë e lavdëruar.“

1. Ne duhet
të kemi dëshirë për ahiret
, dmth. për
kënaqësinë e përjetshme që është në të. Çka do të thotë të kesh dëshirë për
ahiret ose për xhenet? Dëshirë për ahiret, osepër xhenet ka ai, i cili sot ka ardhur
këtu në xhuma për të falur namaz, jo ai që ka shkuar në punë për të punuar, jo
ai që ka shkuar për të fituar para, përveç atyre që nuk janë shefa të vetvetes,
dhe shefi nuk i lejon ata që të shkojnë në xhuma. Ata që sot janë këtu, kanë
dëshirë për ahiret, kurse ata që mungojnë pa ndonjë arsye ata kanë dëshirë për dynja,
dhe Allahu do t’ia japë secilit sipas qëllimit të tij.

Shkurtimisht,
dëshira dëshmohet nga veprat tona, jo nga dëshirat e thjeshta.

2. Duhet të
përpiqemi ta fitojmë ahiretin.
Vëllezër,
rruga për në xhenet është e shtruar me therra, me pengesa të ndryshme, me sprova,
me vështirësi, dhe xheneti është i vështirë për tu fituar, ndërsa rruga për në xhehenem
është e shtruar me trotuarin më të bukur, pa pengesa, me kënaqësi të kësaj bote
dhe është i lehtë për tu fituar.

Allahu i
Plotfuqishëm thotë:„E, me të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi, me
të vërtetë, me vështirësi – arrihet në lehtësi (lumturi)!“
(el-Inshirah,
5-6)

Vëllezër të
dashur!
Siçmund të shohim, Allahu na tregon se
me mundim e me përpjekje vjen lehtësimi, dhe nuk vjen vetvetiu, duke qëndruar dhe
dukeu kënaqur.

Tani do t’ju
tregoj një tregim. Një ditë, u shfaq një hapje e vogël në fshikëzën e një
fluture. Një njeri ishte ulur dhe po shikonte fluturën sesi po mundohet disa
orë për ta tërhequr trupin e saj të dobët përmes asaj hapjeje të vogël. Pastaj
flutura u ndal. Iu duk se është e paaftë për të shkuar më tej. Kështu që njeriu
vendosi t’i ndihmonte fluturës: I mori gërshërët dhe e preu fshikëzën. Flutura
doli me lehtësi, por kishte trup të brishtë dhe krahë të rrudhur. Njeriu vazhdoi
ta shikonte fluturën, duke pritur që në çdo momentt’i hapen krahët, t’i zmadhohen
dhe t’i shtrihen, ashtu që ta mbajnë dhe forcojnë trupin e fluturës. Mirëpo, asgjë
nuk ndodhi! Flutura tërë jetën e saj e kaloi duke u zvarritur me trup të dobët
dhe me krahë të pazhvilluar. Ajo kurrë nuk fluturoi.

Përkundër
gjithë mirësisë dhe qëllimeve të tij të mira, njeriu nuk e kuptonte, që
vështirësitë nëpër të cilat duhej të kalonte flutura për të dalë nga fshikëza,
ishin ideuar nga Zoti, në mënyrë që gjaku nga trupi i fluturës të derdhej në
krahët e saj, dhe kur të lirohej nga fshikëza,flutura të ishte e gatshme për të
fluturuar.

A janë
fëmijët tanë të gatshëm për fluturim, të gatshëm për jetë, të gatshëm për xhenet,
nëse na dhimbësen t’i zgjojmë në mëngjes për sabah, nëse na dhimbësen që ta agjërojnë
muajin ramazan, nëse gjithmonë për diçka na dhimbësen?

A jemi të
gatshëm për xhenet, nëse nga Islami e kemi vetëm emrin musliman, dhe siç dimë
të themi për veten tonë, e kemi ‘zemrën e mirë’?

Të dashur
vëllezër
, mos të harrojmë, se në xhenet nuk do
të hyjë askush, i cili nuk eshqipton sinqerisht shehadetin, i cili nuk fal
namaz, i cili nuk agjëron, i cili i shqetëson fqinjët, i cili nuk sillet bukur….
Në xhenet do të na çojë vetëm puna jonë, vështirësitë që do t’i kapërcejmë, pra
veprat tona, e kurrsesi as ‘zemra e mirë’ dhe as emri ynë.

3. Duhet të
jemi besimtarë.
Të jesh besimtar, do të thotë, të
besosh sinqerisht në 6 shartet e besimit: (1) të besosh në Allahun – dhe të mos
i atribosh shok, (2) të besosh në melekët e Zotit, (3) të besosh në pejgamberët
e Zotit – dhe të ndjekësh udhëzimet, të cilat na ka dhënë Pejgamberi ynë, (4) të
besosh në librat e Zotit – dhe të veprosh sipas asaj që shkruan në Kuran, (5) të
besosh në Ditën e gjykimit dhe Ditën e ringjalljes, dhe (6) të besosh se nga ne
është përpjekja, kurse caktimi, rezultati, është nga Allahu.

Për ata që e
mohojnë të paktën njërën nga këto sharte, Allahu i Plotfuqishëm, thotë:“…E,
ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, – veprat e (mira) të tyre do të
humbasin në këtë dhe tjetrën botë, dhe ata do të jenë bnorë të xhehenemit, ku
do të qëndrojnë përgjithmonë.“
(el-Bekare,
217)

I lutemi
Allahut të Plotfuqishëm, që të na i pranojë veprat e mira dhe të na shpërblejë
me shpërblimin më të bukur për përpjekjet tona. Amin !!!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)

NA NDIQ NË FACEBOOK