Connect with us

Kosovë

Çfarë po kërkon Lista Serbe nga Qeveria e Kosovës?

Publikuar

më

Kryeministri Avdullah Hoti tha të hënën se po përpiqen t’i tejkalojnë dallimet me Listen Serbe. Të enjten që lamë pas priti në takim Listen Serbe.

Por ajo se çka u diskutua mes përfaqësuesve serb nga Kosova dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk u bë e ditur deri pas më shumë se 72 orëve.

Ishte drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ai i cili këtë të hënë tregoi për konkluzionet e vendimet që i morën në atë takim.

“Për herë të pestë me radhë, ne paraqitëm një kërkesë për regjistrim të dy ndërmarrjeve serbe, siç parashihet me marrëveshjen e energjisë nga viti 2013, por gjithashtu duke pasur parasysh konkluzionet e ndërmjetësit të BE-së nga 2015. Nëse do të ishte në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe interesat vitale serbe, Prishtina menjëherë do t’i formonte ato, dhe ju mund të shihni se ata vazhdimisht refuzojnë të përmbushin atë që nënshkruan dhe ranë dakord në Bruksel për shtatë vjet e gjysmë.”, tha Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë në qeverinë Serbe.

Për më tepër, subjekti politik që merr direktiva nga Beogradi nuk mori pjesë në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Madje zëvendëskryeministri Goran Rakiq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Delibor Jevtiq, nuk u panë as në mbledhjen e ekzekutivit që u mbajt mëngjesin e së hënës.

Pikërisht për këto mospajtime brenda koalicionit qeverisës foli edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Ky tha se po përpiqen ti tejkalojnë këto dallime, por duke mos shkelur Kushtetutën.

“Janë disa çështje që i kemi brenda koalicionit me ta, të cilat po mundohemi t’i zgjidhim vetëm në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe marrëveshjet e Brukselit që kemi. Në asnjë formë tjetër, po bëjmë përpjekje, janë duke punuar institucionet përkatëse, besoj që do të tejkalojmë. Nëse arrijmë të tejkalojmë, do të tejkalojmë vetëm sipas ligjeve në fuqi.”, tha Hoti.

Po cka po kërkon Lista Serbe me të cilën nuk po pajtohet Hoti?!

Lista serbe, sipas analistit Mushkolaj, është e njohur për të tilla shantazhe.

Imer Mushkolaj thotë se është më mirë që qeveria Hoti të bie sesa të pranoj t’u nënshtrohet kërkesave të Listës Serbe.

.

Shqipëri11 minutes ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA1 hour ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme2 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri4 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme5 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri6 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme7 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni8 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri9 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni10 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni10 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme10 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK