Religjion
Çfarë ndodh në trup 10, 20, 30 apo 360 minuta pas pirjes së kafesë?!

Për kafenë ka aq shumë mendime kontradiktore sa që është e pamundur t’i numërosh ato. Disa argumentojnë se është shumë i dobishëm, të tjerët thonë se është i dëmshëm. Fakti është që kafeja e rrit nivelin e adrenalinës, e cila shpie në qarkullimin më të shpejtë të gjakut nëpër trup dhe e rrit numrin e rrahjeve të zemrës. Por ky është vetëm fillimi…
Kafeja gjithashtu parandalon që ‘dopamina’ të përthithet në
sistemin tuaj, duke e bërë atë të qëndrojë më gjatë në tru, duke ju bërë të
ndiheni pozitiv dhe të lumtur një kohë më të gjatë. ‘Dopamina’ është ajo që e
bën trurin të kërkojë më shumë kafeinë.
Vëreni se çfarë ndryshimesh ndodhin në trupin tuaj në 6 orët
e para pas pirjes së kafesë:
Në 10 minutat e para
Kafeina hyn në qarkullimin e gjakut dhe përhapet nëpër të
gjithë trupin, duke shkaktuar një rritje të tensionit të gjakut dhe rrahjeve të
zemrës.
Deri në 20 minuta
Kafeina lidhet me receptorët e ‘adenozinës’ dhe e neutralizon
lodhjen. Nivelet e ‘dopaminës’ rriten, gjë që shkakton krijimin e ndjenjës së gatishmërisë
dhe fokusit.
Deri në 30 minuta
Gjëndrat mbi veshkorë fillojnë të sekretojnë më shumë
hormone, dhe gjatë kësaj kohe bebëzat e syve zgjerohen dhe shikimi mund të
bëhet më i mprehtë.
Deri në 30 minuta
Trupi fillon të prodhojë më shumë ‘serotonin’, i cili e përmirëson
punën e nervave brenda palcës kurrizore, duke çuar në përmirësimin e
koordinimit dhe rritjen e forcës së muskujve.
Pas 4 orësh
E shpejton metabolizmin dhe për këtë arsye më shpejt digjni
energji. Gjatë kësaj periudhe, trupi fillon ta zbërthejë dhjamin.
Pas 6 orësh
Kafeja e lëngshme ka kaluar gjithë organizmin tuaj dhe
ndoshta do të duhet të urinoni. Deri atëherë, rreth gjysma e kafeinës që
konsumoni do të largohet nga trupi juaj.
Burimi: vocentar
Përktheu: Lutfi Muaremi





















