Connect with us

Lajme

“Boll më” shpërblen EVN-në me çmimin “HAJNI I ARTË” (Video)

Publikuar

Sot, para EVN Maqedonia KEC në Tetovë, nisma “Boll më” ka kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike me aktivitetin e saj të radhës. Ajo sot i ka ndarë EVN-së çmimin “Hajni i Artë”, njofton Albanews24.

Këshilli Organizativ ia dorëzoi këtë trofe kompanisë EVN për ta “shpërblyer” për zhvatjen numër një që ia bën qytetarit. Trofeut i ështe  bashkangjitur edhe viti se prej kur ka filluar zhvatja ndaj popullit nga ana e kësaj kompanie.

Nga nisma thonë se ky trofe është pikërisht në saj të arritjeve të tyre dhe se merita nuk ka se si të mos i takojë. /Albanews24/