Connect with us

Shëndetësi

Bima artemisia mund të shërbejë kundër koronavirusit

Publikuar

Bima artemisa, e njohur edhe si pelin i ëmbël është përdorur për një kohë të gjatë  për trajtimin e malaries mirëpo tani po testohet edhe si ilac potencial kundër COVID-19.

Hulumtuesit në Institutit Max Planck të Koloideve dhe Ndërfaqeve në Potsdam, janë duke punuar që disa javë bashkë me hulumtues nga “Free University” i Berlinit, si dhe me institucione të tjera për të testuar nëse bima artemisa dhe derivatet e saj mund të përdoren në luftën kundër koronavirusit, shkruan DË.

“Ne nxorëm substanca të pastra nga bima Artemisia dhe e kombinuam me virusin”, ka thënë Peter Seeberger nga Instituti Max Plank, njëherësh bashkëkryesues i hulumtimit me Kerry Gilmore.

“Pasi punoj me kombinime të bimëve Artemisia, njoh mirë aktivitetet e bimëve që mund të veprojnë kundër sëmundjeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe një sërë virusesh”.

Hulumtimi ka treguar që gjethet e kësaj bime shfaqnin aktivitet anti-viral pasi që bëhej nxjerja me metanol të pastër dhe me ujë të distiluar.

The post Bima artemisia mund të shërbejë kundër koronavirusit appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK