Connect with us

Lajme

Bilall Kasami: Me grafën etnike në letërnjoftime u japim fund keqpërdorimeve

Publikuar

Me insisitimin e Lëvizjes Besa, grafa etnike do të jetë në letënjoftimet e qytetarëve, dhe me këtë do të institucionalizohet çështja e përkatisësisë entike, deklaroi Bilall Kasami.

Në Tv Koha Kasami thekson se përmes futjes së grafës etnike në letënjoftime do tu jepet fund keqpërodrimeve në punësime.

Me Marëveshjen e Ohrit ka disa të drejta që dalin si të drejta etnike të të gjitha komuniteteve etnike. Jemi të vetëdijshëm për përfaqësim adekuat nëpër të gjitha insititucionet dhe këtu kemi një përvoj jo të mirë ku kemi raste ku kjo e drejtë është keqpërdorur nga komunitetet tjera. Kemi rastin që komunitete tjera ua kanë zënë vendet shqiptarëve nëpër institucione, tha Kasami.

Sipas Kasami deri më tani në Maqedoni nuk ka dokument zyrtar që përcakton përkatsinë etnike.

NA NDIQ NË FACEBOOK