Connect with us

Lajme

Bekteshi tregon se qytetarët kur do ti marrin vauçerat me nga 6.000 denarë

Publikuar

Qytetarët vauçerët që i takojnë pakës së katërt të masave ndaj pandemise, do t’i marrin brenda kësaj jave, thotë Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.

Afati i përdorimit të vauçerëve prej 6.000 denarëve nuk do të jetë deri në 25 dhjetor siç fillimisht ishte menduar të jetë, por shfrytëzimi i tyre nuk do të ketë kufizim kohor.

“Ne jemi të bindur se gjatë kësaj jave të gjithë qytetarët që janë të atyre kategorive që u takon ndihma financiare do të mund ta marrin atë, kur të përfundojnë të gjitha procedurat e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe me bankat ku ata i kanë xhirollogaritë. Pra, nuk ka afate qytetarët do të mund t’i shfrytëzojnë ato kur ta kenë të nevojshme”, theksoi Kreshnik Bekteshi.

NA NDIQ NË FACEBOOK