Connect with us

Uncategorized

BE-ja ndan 6 miliardë euro për Turqinë

Publikuar

më

Bashkimi Evropian njoftoi të enjten se i ka ndarë Turqisë gjashtë miliardë euro për të trajtuar problemin me migrantët sirianë, raporton AFP.

Ankaraja kishte kërkuar nga BE-ja të ndajë fonde për migrantët në mënyrë që t’i mbajë ata në territorin e vet dhe të mos lejojë shkuarjen e tyre në vendet evropiane.

Në vitin 2015 rreth një milion njerëz arritën në Evropë. Brukseli dhe Ankaraja ranë dakord më 2016 për të zgjidhur këtë çështje.Sipas marrëveshjes, Turqia u zotua të pranojë kthimin e migrantëve që mbërrijnë në Greqi dhe të bëjë më shumë për të ndaluar rrugëtimin e tyre në këmbim të gjashtë miliardë eurove (7,20 miliardë dollarë).

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, disa herë e ka akuzuar BE-në për mospërmbushjen e premtimeve duke thënë se Ankaraja ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për më shumë se 3.6 milionë refugjatë sirianë që jetojnë në Turqi.

“Sot shënohet përfundimin e kontraktimit të gjashtë miliardë eurove si mbështetje e BE për refugjatët dhe komunitetet pritëse në Turqi”, tha Nikolaus Meyer-Landrut, i dërguari i BE-së në Ankara.

Paratë e BE-së janë caktuar për projekte të veçanta sociale brenda Turqisë për të ndihmuar refugjatët dhe nuk do t’i paguhen drejtpërdrejt qeverisë turke. Kjo çështje ka qenë edhe arsye e ngritjes së tensioneve midis bllokut dhe Turqisë.

Në fillim të këtij viti, Erdogan tha se Turqia nuk do të ndalojë migrantët të shkojnë në territorin e BE-së, por më vonë hoqi kërcënimin.

Ai u përpoq të bënte presion në Bruksel për t’i dhënë më shumë mbështetje Turqisë në funksion të konfliktit sirian, veçanërisht pasi dhuna u ndez në rajonin veriperëndimor të Idlib-it.

Migrantët kanë ikur në Turqi pasi shpërtheu konflikti pas protestave anti-qeveritare në Siri më 2011. Llogaritet se nga konflikti kanë humbur jeten rreth 400.000 persona.

.

Shqipëri5 minutes ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme1 hour ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme4 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni5 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri5 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni6 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni6 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme6 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme6 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni7 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri7 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

NA NDIQ NË FACEBOOK