Connect with us

Sport

Bamërisi Rashford, vlerësohet nga BBC si personazhi i vitit!

Publikuar

më

Zemra e madhe e Marcus Rashford vlerësohet nga rrjeti televiziv BBC i cili ka zgjedhur sulmuesin e Manchester United si personazhin kryesor të vitit 2020. Mbyllja e shkollave gjatë verës la 1.3 milion fëmijë të varfër pa vaktin që konsumonin në mensë dhe Rashford i bëri thirrje qeverisë britanike të që të lejonte edhe në verë programin për hapjen e mensave për fëmijët më të varfër. Nismat e tij fantastike nuk munguan, teksa United është bërë bashkë me fondacionin “FareShare” dhe do të sigurojnë plot 80.000 vakte për fëmijët në nevojë për Krishtlindje. Zemërgjerësia, ndihmat konkrete për fëmijët dhe familjet e varfra gjatë pandemisë, kanë ndikuar që Rashford të zgjidhet nga BBC si personaliteti i vitit 2020, një çmim krejtësisht i merituar. Në vitin 2020 me Manchester United Rashford ka bërë edhe paraqitje shumë të mira në fushë duke ndihmuar skuadrën e Solskjaer me golat e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK