Religjion
Askush në botë nuk është më i lumtur se unë, përveç atij që është më i devotshëm se unë

Shejh
Muhamed Ratib el-Nabulsi ka thënë: – Në një rast pata një emision në një kanal
satelitor, dhe drejtuesi më pyeti:‘A jei lumtur?’
Unë i thashë
atij: – Pasha Allahun, unë jam shumë i lumtur, dhe jo vetëm i lumtur, por
shumë i lumtur.
Ai më pyeti:
– Si ashtu?
Unë i thashë: – Kjo lumturi është si
një person i cili vuan nga diçka. Nuk ka njeri që nuk duron dhe nuk vuan nga diçka,
por Krijuesi i universit ia ka premtuar atij xhenetin, që është i gjerë sa
qiejt dhe Toka.
Ja një shembull i thjeshtë: Një njeri
jeton si qiraxhi në një dhomë me pesë fëmijë, kurse dhe të ardhurat e tij nuk
janë të mjaftueshme as për nevojat themelore të jetesës. Pas një kohe ai e merr
një shkresë përdëbimin e tij nga ajo dhomë, dhe emër të saj, ai detyrohet edhe
me një shumë të borxheve, dhe ai vuan për shkak të kësaj. Ky njeriue ka xhaxhain,
i cili posedon 500 milion euro, nuk ka fëmijë dhe vdes në një aksident
automobilistik. Çka ndodhi?
Në të drejtën trashëgimore, brenda një
sekonde, shuma astronomike prej 500 milionësh u transferua nga ai njeriu i
pasur i cili vdiq, tek ky kushëriri i tij i varfër.
Megjithatë, për shkak të procedurave të
ndërlikuara të transferimit të pasurisë tek trashëgimtari, ai nuk do të mund të
marrë asnjë euro para se të bëhet një vit.
Pse aigjithë atë vit jeton i lumtur? Edhepse
nuk ka ngrënë asnjë kafshatë bukë siç duhet, as nuk ka blerë rroba për vete.
Allahu i Lartësuar ka thënë: “Si mund
të jetë i njëjtë ai, të cilit i kemi premtuar shpërblim të mirë, e ai do ta
arrijë atë dhe atij që i kemi dhënë kënaqësi në jetën e kësaj bote, e i cili
pastaj, në Ditën e Kijametit, do të gjendet në zjarr?” (el-Kasas, 61)
Një nga arsyet e lumturisë së pakufishme të
besimtarit është pikërisht ajo se Allahu ia ka premtuar xhenetin.
Në këtë kuptim është edheky ajet:“Thuaj:
“Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij – vetëm me këto le të gëzohen! Kjo
është më mirë se ajo që grumbullojnë ata.”(Junus, 58)
Kur beson në Allahun, ti gëzohesh dhe je
i lumtur.
Kur zbulonse Allahu të do, ti je i
lumtur.
Kur Allahu të udhëzon në ndonjë vepër të
mirë, ti gëzohesh dhe je i lumtur.
Kur je i përkushtuar në namaz dhe qan në
sexhde, ti je i lumtur.
Kur lexon Kuran dhe ai lexim lë gjurmë
pozitive në ty, ti je i lumtur.
Kur e shohësh gruan tënde të ndershme,
djemtë të edukuar dhe vajzat e dëlira, ti gëzohesh dhe je i lumtur.
Prandaj dua t’ua them këtë: – Më trego
çka të bën të lumtur, të të tregoj se kush je.
Në çdo situatë, pavarësisht se a je i
varfër, i pasur, i mbingarkuar me borxhe, i shëndetshëm, i sëmurë, ke shtëpi të
re dhe të gjerë ose fare nuk ke shtëpi, pavarësisht se a je i martuar apo jo,
se a ke fëmijë apo jo, në të gjitha këto situata, nëse përgjigjja jote nuk do
të jetë: – Nuk ka askush në botë që është më i lumtur se unë, përveç atij
që është më i devotshëm se unë – atëherë dije se diçka nuk është në rregull me
besimin (imanin) tënd.
Përkthim: Miftar Ajdini





















