Connect with us

Lajme

ASH: Ministria e Shëndetësisë po plaçkitë qytetarët që kanë humbur të afërmit e tyre nga Covid-19

Publikuar

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar kundër Ministrisë së Shëndetësisë për keqmenaxhimin e situatës me koronavirusin. Nga ASH nëpërmjet një kumtese thonë se qytetarët kanë mbetur në mëshirë të fatit, pa trajtim adekuat shëndetësor, pa punë dhe varfëria dita ditës troket në familjet tona.

Në vijim është kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët.

“Sipas të gjitha statistikave, Maqedonia e Veriut është me vdekshmëri më të madhe nga COVID19 dhe përveç problemeve të shumta, familjarët janë të detyruar të ndajnë mjete të majme për funeralet e të vdekurve nga kjo sëmundje.

Sipas informatave që i kemi, kompani të ndryshme funeralesh e kanë keqpërdorur situatën dhe për shërbimet e tyre kanë kërkuar nga 12.000 deri në 35.000 denarë, çmim ky i lartë, sepse ka pasur nevojë për një qese të veçantë PVC, në të cilën është mbështjellë trupi i të ndjerit, si dhe një arkivol prej kallaji, duke u bazuar në një far protokolli, i cili sipas Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor NUK EKZISTON FARE.

Ne si Aleancë për Shqiptarët pyesim:

–            Pse Ministria e shëndetësisë nëntë muaj ka lejuar një gjë të tillë, kur e ka ditur që nuk ka protokol të tillë dhe ka lejuar plaçkitjen e qytetarëve?!

– Në çfarë llogarie janë paguar parat nga ana e qytetarëve, për qesen PVC dhe Arkivolin me trupin e të ndjerit nga KOVID 19?!

– Cilat janë kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, për plaçkitjen e qytetarëve?!

Kërkojmë:

–            Të ndërpritet urgjentisht ky malverzim dhe vjedhje klasike nga qeveria dhe e njëjta të hartoj protokol për varrimin e të vdekurve nga COVID 19.

–            Familjet e dëmtuara, shumica raste sociale, menjëherë të dëmshpërblehen, që t’u kthehen paratë e vjedhura.

– Kërkojmë përgjegjësi dhe llogaridhënie nga ana e Ministrit Filipçe, për këtë MASHTRIM SKANDALOZ të qytetarëve, ku drejtpërsëdrejti preket xhepi dhe plaçkitet qytetari, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët.

Kosovë43 minutes ago

PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën

Maqedoni47 minutes ago

VLEN: Si është e mundur që për tragjedinë me 14 viktimat të “Spitali modular”, sërish “fajtor të jetë kablloja?

Maqedoni54 minutes ago

Kumanovari bashkë me nipin sulmohen në Bit Pazar të Shkupit, sulmuesit më pas ua dëmtojnë edhe veturën

Kosovë2 hours ago

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Maqedoni3 hours ago

Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria

Shqipëri3 hours ago

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Maqedoni4 hours ago

VMRO: Rasti i “Spitalit modular” në Tetovë nuk duhet të mbetet në sirtar

Kosovë4 hours ago

Hashim Thaçi: UÇK kishte dhjetëra hoxhallarë që i kthyen xhamitë në shkolla dhe baza të UÇK-së

Lajme4 hours ago

Mickoski për vendimin e Abazit: 14 persona u dogjën të gjallë në spitalin modular në Tetovë, ndërsa Prokuroria nuk konstatoi përgjegjësi

Maqedoni4 hours ago

Derisa ishte në taksi, futi në gojë substancë dhe vdiq, 32-vjeçari nga Kumanova

Lajme4 hours ago

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Lajme4 hours ago

Nis rikonstruksioni i Rrugës 10 në Haraçinë, Beqiri: Investim 5.9 milionë denarë

NA NDIQ NË FACEBOOK