Lajme
Arrestohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj

Ish gjyqtari Alaudin Malaj është arrestuar pak çaste më parë, raporton CNA.al.
Ish kryetari i Gjykatës së Apelit është arrestuan në zonen e Liqenit Artificial Tiranë në një parkim privat.
Alaudin Malaj me një karrierë prej gati tre dekadash i cili dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke shmangur përballjen me vetingun. Ai disponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, për të cilën u hetua dhe doli i pafajshëm nga Prokuroria.
Ai është paditur në shtator të 2015 nga ILDKPKI se krijuar një skemë kompanish në emër të familjarëve të tij, për të mbuluar burimin e paqartë të pasurimit të tij të shpejtë.
Në vitin 2003 Malaj kishte 60 mijë euro pasuri. 11 vjet më vonë, familja e ish kryetarit të Gjykatës së Apelit llogaritet të ketë 1.7 milionë euro pasuri, e shpërndarë në pasuri të patundshme dhe kompani biznesi.
Duke u bazuar tek deklaratat e tij të pasurisë, ILDKP ka arritur në përfundimin se gjyqtari dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar vit pas viti para dhe aksione biznesi nga prindërit, deklarata që konsiderohen të rreme nga kallëzuesi.
Nuk dihen ende shkaqet e arrestimit. Ende nuk ka informacion zyrtar pse forcat e policisë kanë arrestuar Alaudin Malaj, por burime për CNA.al thanë se ish bashkëshortja e ish gjyqtarit ka pasur urdhër mbrojtjeje pasi kanë pasur konflikt të vazhdueshëm./CNA.al





















