Connect with us

Lajme

Zgjedhjet në BFI, ja kush mund të kandidoj

Publikuar

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka shpallur zgjedhjet për të parin e këtij institucioni pas shkarkimit të muaj më parë të Sulejman Rexhepit.

Kandidatët e interesuar për këtë post duhet të plotësojnë disa kushtet që përcaktohen në Kushtetutën e këtij institucioni dhe Rregulloren për zgjedhje.

Kushte janë si në vijim:

1-Të ketë diplomuar në Fakultetin Teologjik Islam,
2-Të ketë përvojë pune në radhët e BFI-së së paku 10 vjet,
3- Të jetë mbi 40 vjeç
4- Kandidatët e mundshëm për Reisul- Ulema të jenë të propozuar të paktën nga një anëtarë i Rijasetit të BFI-së,
5-Kandidatët e mundshëm për Reisul- Ulema, duhet të mbështeten më së paku nga 1/3 e anëtarëve të Rijasetit,
6- Kandidatët e mundshëm për Reisul- Ulema, para trupit zgjedhor duhet të paraqesë plan programin e tij dhe ta dorëzojë atë në formë të shkruar.

Deri më tani kandidaturën për të parin e BFI-së, e ka paraqitur vetëm myftiu i Tetovës, Qani Nesimi./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK