Connect with us

Lajme

Zgjedhjet e 25 prillit/ Sali Berisha: E kam vendosur se ku do të kandidoj

Publikuar

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Quo Vadis” mbrëmjen e kësaj të henë se e ka vendosur se ku do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mirëpo, ai dëshiron që most a bëjë ende publike, duke theksuar se do ta thotë në një tjetër moment.

Lideri historik i demokratëve gjithashtu foli edhe për situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Ai nënvizoi se shumë zyrtarë socialist kanë shkuar në punë, pavarësisht se kanë dalë pozitivë me koronavirus.

E kam vendosur se ku do kandidoj, është top secret. Do ketë një moment tjetër për ta bërë publik. I kam të programuara, një herë marr vendimin pastaj shpall vendimin. PD u mor me procesin e kandidaturave, kurse PS s’po bën gjë tjetër vetëm po përhap Covid me takime kovidogjene dhe po e ndihmon përhapjen. Unë kam me dokumente një seri zyratësh të PS kanë shkuar në takime pozitivë me Covid, kjo është e vërtetë, dhe jo një disa raste. Ata tani nuk dinë c’bëjnë.

NA NDIQ NË FACEBOOK