Connect with us

Lajme

Xheladini nga BESA emërohet drejtor i Agjencionit për Përkrahje të Bizneseve

Publikuar

Sot edhe zyrtarisht Shenasi Xheladini, kuadër nga Lëvizja Besa mori drejtimin e Agjencionit për Mbështetje të Ndërmarrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut (AМНRMV).

Gjatë pranimit të detyrës Shenasi Xheladini nga ish drejtori Lupço Doviçinski, njëhrit zhvilluan edhe një bisedë konstruktive e në ndërkohë u shkëmbyen përvojat e tyre, si dheDoviçinski e njofto Xheladinin për punë që janë bërë në të kaluarën dhe për punët që do e presin në të ardhmen.

Xheladini pas marrjes së detyrës u zotua se gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe se detyrën do ta kryejë në mënyrë të përgjegjëshme, profesionale dhe të paanshme./zyrtare.net

NA NDIQ NË FACEBOOK