Connect with us

Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Shaban Berisha

Publikuar

Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Berisha. Berisha i cili njihet edhe si rapsod, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në moshën 53-vjeçare. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, i ndjeri ishte bërë pjesë e UÇPMB-së.

Njoftimi i plotë:

Ndërroi jetë ish-Ushtari i UCK-së dhe rapsodi Shaban Berisha! Në moshën 53 vjeqare pas një sëmundje të rënd ka vdekur ish-ushtari i UCK-së Shaban Berisha. Berisha ishte ushtar nga orët e para, bashkë me Abedin Sogojeven dhe shumë të tjerë. Pas përfundimit të luftës në Kosovë Shabani u bë pjesë e UCPMB-së dhe më pas UCK-së Maqedoni për çlirimin e trojeve shqipëtare.

Shaban Berisha, ka lindur në Grabovc të Fushë Kosovës. Por, pas luftës sikur shumë ish ushtar të UCK-së që u flakën rrugëve pa punë dhe pa të ardhura ishte edhe i ndjeri. Ai do të kujtohet si një luftëtar dhe rapsod që nuk diti ti ndaj pushkën dhe këngën.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK