Sport
Totti mposht koronavirusin dhe tregon vështirësitë gjatë 15 ditëve në izolim


Pas 15 ditësh kurimi në kushtet e shtëpisë, Francesco Totti ia ka dalë të fitojë betejën me koronavirusin, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë ish kapiteni i Romës, nëpërmjet një postimi në Instagram.
“Tani jam shëruar dhe mund të them duke marrë frymë thellë, që kam qenë i prekur nga Covid-19 dhe nuk ka qenë diçka kalimtare. Temperaturë që nuk zbriste, saturim i oksigjenit në nivele të ulëta dhe fuqitë që largoheshin nga trupi. Ia dola të kurohem në shtëpi dhe të fitojë betejën pas 15 ditësh, ndërsa për këtë dua të falënderoj të gjithë që më kanë qëndruar pranë. Mund të them se Covid-19 mund të mposhtet me përkujdesjen dhe indikacionet e duhura”, shkroi Totti.
Kujtojmë që rreth një muaj më parë, ish kapiteni i Romës humbi babanë e tij pikërisht për shkak të koronavirusit, por tashmë është në formë dhe gati t’i rikthehet aktivitetit të tij normal, duke qenë se kohët e fundit është angazhuar në një agjenci të vetën për menaxhimin e futbollistëve.





















