Connect with us

Lajme

Teoricieni i njohur i habit të gjithë: Trump do jetë fitues, do nxjerrë ushtrinë në çdo cep të Amerikës

Publikuar

Edhe pse Joe Biden ka fituar 290 vota elektorale, Trump nuk dorëzohet lehtë dhe ka nisur proceset ligjore pasi pretendon se zgjedhjet u manipuluan. Në lidhje me këtë ka folur edhe teoricieni i njohur i konspiracionit në Shqipëri Alfred Cako, i cili u shpreh se Trump do të qeverisë vendin edhe një mandat tjetër.

Sipas tij, për ta arritur këtë, Trump do të shpërndajë ushtrinë kudo në SHBA, përpara rezultatit final të zgjedhjeve, më 20 janar.

“Trump kërkon të fusë ushtrinë para e të shpallet rezultati në SHBA, do ta fusë në çdo cep me sebepin për të ndihmuar për vaksinën, pro do ta ketë për çdo rebelim që mund të lindë dhe unë besoj që Trump do jetë dhe fituesi i mandatit tjetër 4-vjeçar”, tha ai.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK